Skuadra e Bayern Munchen është ende e interesuar për sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane, por ka vetëm një kleçkë. Bavarezët duan një zbritje për shumën që City kërkon për lojtarin.
Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë nuk kanë hequr dorë nga 23-vjeçari gjerman dhe së shpejti do të paraqesin një ofertë për klubin anglez. Sidoqoftë, ata janë duke kërkuar një zbritje të konsiderueshme në krahasim me 90 milion eurot që u kërkuan nga “Cityzens” verën e kaluar.
Sane, i cili është aktualisht i dëmtuar deri në muajin shkurt, ka qenë një lojtar kyç për trajnerin Pep Guardiola. Skuadra gjermane është e gatshme të presë deri në verën e ardhshme për shërbimet e Sane, kontrata e të cilit skadon në verën e viti 2021./abcnews.al