Barcelona ka qenë në dijeni për interesimin e Bayern Munich për mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo dhe thuhet se refuzoi dy oferta për të në merkaton e janarit. Megjithatë, duket se Bayern Munich nuk dorëzohet.
Sipas gazetaës “Marca”, Bayern i ka bërë të ditur Barcelonës përmes një ndërmjetësi se ata do të ishin të gatshëm të paguanin 100 milionë euro për Araujo këtë verë.
Ndonëse nuk është një ofertë formale, por një komunikim i qëllimeve të tyre, katalanasit mund të shtyen për shitjen e yllit të tyre për shkak se edhe vështirësitë financiare janë një pengesë.
Nga ana tjetër, Barcelona është duke u përpjekur për të rinovuar kontratën e qendërmbrojtësit e cila skadon në qershor të vitit 2026./h.ll/abcnews.al