Bayern Munich ka barazuar në shtëpi kundër Bayer Leverkusen me rezultatin 1-1 dhe i jep mundësinë Borussia Dortmund që të ngushtojë sërish në 6 pikë diferencën në raste fitoreje.
Niklas Sule shënoi që në minutën e 18-të për kampionët në fuqi të Gjermanisë, por më pas Thomas Muller realizoi autogol. Pavarësisht dominimit, Bayern nuk ia doli dot të shënonte golin e epërsisë dhe të fitores dhe u pajtua në fund me barazimin.
Rikthehet te fitorja Eintracht Frankdurt, që kishte humbur në tre ndeshjet e fundit. “Shqiponjat” mposhtën me rezultatin 4-1 skuadrën e Hertha Berlin në transfertë. Eintracht e zgjidhi për një orë, duke shënuar tre herë me Knauff, Tuta e Lindstrom, kurse të katërtin e realizoi Borre.
RB Leipzig ka ngecur në shtëpi me rezultatin 1-1 ndaj Freiburg, në duelin e për vendin e katërt që të çon në Champions League. Miqtë shënuan të parë me Demirovic, kurse në minutën e fundit të kohës së rregullt Angelino shmangur humbjen.
Bochum ka bërë detyrën kundër Greuther Furth, me shifrat 2-0, kurse Wolsburg ka marrë tre pikë qetësie me rezultatin 1-0 kundër Union Berlin, falë një autogoli të Aëoniyi. / abcnews.al