Bayern Munich ka si synim kryesor transferimin e një sulmuesi në shtëpinë e tyre gjatë merkatos së verës.
I preferuari kryesor i klubit dhe i Thomas Tuchel është sulmuesi nigerian, Victor Osimhen. Për të tentuar të prishin mendjen e presidentit të Napolit, De Laurentiis, drejtuesit e klubit gjerman po mendojnë të ofrojnë para dhe kartonin e Sadio Mane.
Mane erdhi me bujë të madhe te Bayern, por konflikti i tij me Sane dhe fakti që nuk është përshtatur ashtu siç pritej me skuadrën, bën tashmë që klubi të mendojë ta largojë gjatë merkatos së verës.
Për të arritur te kartoni i Osimhen nuk do të jetë aspak e lehtë. De Laurentiis ka theksuar se kush dëshiron shërbimet e nigerianit, duhet të paguajë 150 milionë euro, një shifër tepër e lartë./ h.ll/abcnews.al