Bayern Munich thuhet se ka pikasur sulmuesin anësor të Liverpoolit, Sadio Mane.
Sipas “Sky Sports Germany”, drejtuesit e Bayern Munich do të takohen gjatë fundjavës me shoqëruesit e sulmuesit senegalez, të cilit i skadon kontrata në vitin 2023.
Mane këtë sezon ka realizuar 20 gola dhe 4 asiste në 46 ndeshje në total. /h.ll/abcnews.al