Bayern Munich gjen marrëveshjen me portierin izreaelit

schedule10:41 - 23 Gusht, 2023

schedule 10:41 - 23 Gusht, 2023

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kampioni gjerman, Bayern Munich po bëhet me portier të ri.

Bëhet fjalë për Daniel Peretz, ku mbrëmë është arritur marrëveshja mes Bayernit dhe Maccabi Tel Aviv për transferimin e portierit izraelit në “Allianz Arena”.
Bayerni do t’i paguajë pesë milionë euro skuadrës izraelite për Peretz, ndërsa ky i fundit do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me bavarezët.

Testet mjekësore do të kryhen në fund të javës, pasi Peretz duhet të luajë për Maccabi Tel Aviv të enjten, e më pas do të udhëtojë drejt Munichut./h.ll/abcnews.al