“Bayern Munich e nënvlerësoi Lazion”, Tare: Bavarezët nuk do ta kenë të lehtë

schedule21:58 - 4 Mars, 2024

schedule 21:58 - 4 Mars, 2024

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur në një intervistë për portalin gjerman ‘TZ’, duke u ndalur te ndeshja e kthimit kundër Bayernit të Mynihut në Champions.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, Bayerni ka avantazhin që këtë ndeshje të kthimit e luan në shtëpi përballë tifozëve të tij, por ata duhet të rikuperojnë një gol dhe nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Është një sfidë shumë ndryshe nga ajo e tri viteve më parë…

Këtë e dëshmon rezultati 1-0 i ndeshjes së parë. Është një Lazio shumë ndryshe nga 3 vjet më parë. Në atë kohë ndeshja e kthimit ishte praktikisht e vendosur, duke qenë se e parë kishte përfunduar 4-1.

Këtë herë raporti i fuqive duket më i balancuar.

Ka pak ndjenjën se Bayerni e nënvlerësoi Lazion. Ata nuk e konsideruan se Lazio është një ekip me më shumë përvojë sot, me shumë lojtarë që kanë luajtur tashmë ndeshje kaq të rëndësishme.”

A është Bayerni më i dobët se në vitin 2021?

“Për mendimin tim, Bayern mbetet favorit. Megjithatë, Lazio luajti një ndeshje të madhe në Romë. Për të arritur larg në një kompeticion si ky, është e rëndësishme të shmangësh lëndimet në momentet vendimtare dhe të luash me vazhdimësi deri në fund të ndeshjes. Bayernit i mungon kjo vazhdimësi në këtë sezon, nuk është më skuadra që ishim mësuar ta shihnim. Dhe deficiti prej 10 pikësh në kampionat e dëshmon këtë.

Me Milanin do ta kishte merituar të fitonin. Fatkeqësisht arbitri pati një ditë të keqe dhe vendimet e tij patën një ndikim të madh në rezultatin përfundimtar. Megjithatë, në përgjithësi, Lazio nuk po kalon një periudhë të mirë në ligë, me 3 humbje në 4 ndeshjet e fundit. Lazio ka vështirësi sidomos në fazën e realizimit.”

Si e shihni sfidën?

“Lazio nuk ka asgjë për të humbur… Duhet të shkojnë në Mynih për të përsëritur ndeshjen e parë. Ata kanë një mesfushë të shkëlqyer dhe një mbrojtje solide. Nëse lojtarët sulmues kanë një ditë të mirë, gjithçka mund të ndodhë, sepse një ose dy raste do të ndodhin gjatë ndeshjes dhe do të duhet t’i shfrytëzojnë ato.”/h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!