Bayern Munich do Tomiyasu, Arsenal “ngre murin”

schedule13:40 - 23 Nëntor, 2023

schedule 13:40 - 23 Nëntor, 2023

Bayern Munich është në kërkim të një përforcimi në mbrojtje që mund të luajë si në qendër, ashtu edhe në krahun e djathtë. Për këtë, bavarezët synojnë transferimin e Takehiro Tomiyasu të Arsenalit në merkaton e janarit.

Edhe pse ka vetëm 16 ndeshje me Arsenalin këtë sezon, të cilat shumicën i ka startuar nga stoli, “Topçinjtë” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga 25-vjeçari dhe sipas “Sky Sport DE”, tashmë anglezët ua kanë bërë të ditur gjermanëve se ai është i pashitshëm./ h.ll/abcnews.al