Gjermania fitoi garën me Anglinë për Jamal Musiala dhe tashmë vjen edhe një tjetër lajm i rëndësishëm për mesfushorin, i cili ka pranuar ofertën e Bayern Munich për të nënshkruar kontratën e parë si profesionist.
18-vjeçari kishte një marrëveshje që përfundonte në verën e vitit 2022, ndërkohë që sot paradite sipas Bild ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026. 5 vite kontratë dhe Bayern blindon një nga talentet më të mëdha.
Perfekt! – Neuer Vertrag für Bayerns Musiala https://t.co/5Nm75NnqXC
— BILD (@BILD) March 4, 2021
Mussiala do të përfitojë rreth 5 milion euro bruto në sezon. I riu vjet debutoi në Bundesliga, ndërsa në kampionatin aktual e ka nisur tre herë si titullar dhe ka shënuar 3 gola në 17 ndeshje të luajtura. /abcnews.al