Bayern merr “arratinë”/ Rekordmenët e Bundesliga kryesojnë bindshëm, Kane shkëlqen në fitoren ndaj Augsburg

schedule15:06 - 23 Nëntor, 2024

schedule 15:06 - 23 Nëntor, 2024

Europiani le të harrohet sa më shpejt.

Është vetë Harri Kejn që po ndihmon në largimin e makthit që kaloi në Gjermani verën e shkuar, dhe po shkruan historinë pikërisht në Gjermani.

Kapiteni I Anglisë dha një tjetër shfaqje të nivelit të tij në futboll me 3 gola që I dhanë fitoren Bajernit në Bundesligë ndaj Augsburgut.

Shifrat ishin 3-0 dhe Kejn u bë lojtari që arrin më shpejt në kuotën e 50 rrjetave n kampionatin gjerman.

Sulmuesit iu deshën 43 ndeshje, ndërsa rekordin e mbante Erling Haland ku realizoi 50 herë në 50 ndeshje për Dortmundin.

Në historinë e Bajernit, legjendës Gerd Myler iu deshën 83 ndeshje për 50 gola, Mario Gomezit 71, Roi Makait 67 dhe Robert Levandovskit 64 ndeshje.

“Superylli udhëheq Bajernin drejt fitores, – shkruan e përditshmja “Bild”, – në fillim shqetësim, pastaj erdhi hatriku I Kejnit!”

Sidoqoftë, ndeshja ishte e vështirë pas bavarezët gjetën avantazhin vetëm në minutën e 63-të me penallti, e madje dy rrjetat e tjera të Kejnit erdhën në minutat 93 e 95, pra në kohën shtesë.

Më I miri në lojë ishte Xhamal Musiala me 10 nga 31 gjuajtjet e Bajernit.

Rekordmenët e titujve në Gjermani kryesojnë Bundesligën me 29 pikë në 11 ndeshje, duke mos njohur humbje, ndërsa Kejn është shënuesi më I mirë me 14 rrjeta.

Tashmë, ekipi I trajnerit Vinsent Kompani do të ketë disa ditë pushim për duelin e Championsit ndaj Paris SG që do të luhet të martën në Mynih.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!