Bayern mendon të “blindojë” portën, gati rinovimi i kontratës me kapitenin e skuadrës
Bayern Munich është skuadra më e mirë ne Gjermani, që bën ligjin në Bundesligë. Drejtuesit bavarez kanë menduar të mbajnë në skuadër lojtarët që janë pjesë e rëndësishme e ekipit.
Sipas “Sport1” drejtuesit e Bayern janë një hap larg rinovimit të kontratës me kapitenin e skuadrës, Manuel Neuer. Edhe pse portieri gjerman është 35-vjeç kjo nuk i ka penguar bavarezet t’i ofrojnë zgjatjen e kontratës aktuale e cila përfundon në vitin 2023.
Me rinovimin e kontratës së re, gardiani i portës bavareze do vazhdoj të luajë në Bundesligë me Bayern deri në vitin 2025, duke siguruar portën të paktën edhe për disa vite tjera.
Dëshira mes palëve ekziston dhe firma zyrtare e zgjatjes së kontratës është çështje ditësh. /f.a/abcnews.al