Bayern Munchen bëri një merkato shumë të mirë këtë verë, duke afruar lojtarë të rëndësishëm, si Hernandez dhe Pavard. Megjithatë, trajneri Kovaç dëshironte të kishte në ekip një nga Leroy Sane ose Callum Hudson-Odoi, por asnjë nga dëshirat e tij nuk u konkretizuan me sukses.
Sane u dëmtua dhe do të mungojë për pjesën më të madhe të sezonit, ndërsa Chelsea nuk hoqi dorë nga shërbimet e talentit Odoi. E pikërisht ky i fundit, ka rinovuar më në fund me Blutë e Londrës, duke i premtuar besnikëri ekipit anglez.
Odoi bëri një nisje të shkëlqyer të sezonit edicionin e shkuar, por paraqitjet e tij nuk e bindën teknikun Sarri që t’i ofrojë një vend titullari. Megjithatë, ardhja e Frank Lampard ka bërë që Hudson-Odoi të jetë më optimist për minutat në fushë, çka ka sjellë dhe rinovimin e tij për 5 vite./abcnews.al