Ndër emrat më “të lakuar” të kësaj merkatoje vere, që këtë vit pritet të jetë shumë “e nxehtë” është dhe talenti i mesfushës së “çekiçëve” të West Ham, Declan Rice, i cili prej kohësh është në “lupën” e “gjigandëve” të Evropës.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, pas “topçinjve” të Arsenal tashmë në garë janë dhe “bavarezët” e Bayern Munich, me 24-vjeçarin anglez, që mësohet të ketë kominukar me anë të telefonit me teknikun Thomas Tuchel, ku sipas mediave gjermane gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte.
Tashmë nuk mbetet asgjë për t’u diskutuar përveç se të çelet në mënyrë zyrtare, merkatoja e verës për të parë lëvizjet surprizuese, që kanë rezervuar skuadrat e mëdha të Evropës. /i.m /abcnews.al