“Bayern? Jo, faleminderit”, mesfushori i Gjermanisë refuzon kampionët

schedule11:19 - 23 Janar, 2021

schedule 11:19 - 23 Janar, 2021

Ëndrra e madhe e shumicës së futbollistëve gjermanë është të luajnë një ditë me Bayern Munchen dhe kombëtaren. Nëse bavarezët duan një futbollist ia dalin ta marrin atë, por ka edhe përjashtime.

Dikur i refuzonte Marco Reus sistematikisht, me kapitenin që nuk pranonte largimin nga Dortmund. Së fundmi e ka bërë edhe Florian Neuhaus, mesfushori i talentuar i M’Gladbach dhe Gjermanisë (3 ndeshje dhe 1 gol).

Kampionët e pëlqejnë shumë lojtarin, por ai nuk ka ndërmend të pranojë ofertën e ardhur nga Bavaria. Sport1 raporton se 23-vjeçari nuk tundohet nga transferimi tek ekipi i Flick dhe ka zgjedhur të qëndrojë te M’Gladbach. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!