Bayern humb shkëlqimin, “Bavarezët” i refuzon një tjetër trajner

schedule18:36 - 19 Maj, 2024

schedule 18:36 - 19 Maj, 2024

Duket e çuditshme, mirëpo është e vërtetë, asnjë trajner i madh nuk dëshiron të drejtojë “Bavarezët” e Bayern Munich. Pas emrave si Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, rekordmenët e Gjermanisë kanë marrë një “jo” edhe nga tekniku i portugezëve, të Benfica, 57-vjeçari, Roger Schmidt.

“Dua të qëndrojë te Benfica deri në fundin e kontratës”,- theksoi Schmidt, pjesë e “Shqiponjave të Lisbonës” deri në verën e vitit 2026 sipas marrëveshjes së firmosur dy vite më parë, teksa më herët strategu gjerman ka udhëhequr skuadra goxha të njohura në Evropë, si holandezët e PSV Eindhoven, austriakët e Salzburg dhe Bayer Leverkusen e Paderborn, në Gjermani.

Ndërkaq, kujtojmë se për momentin, kandidati kryesor dhe emri që përflitet më shumë për marrjen e drejtimit të Bayern është 44-vjeçari italian, Roberto De Zerbi, pavarësisht se ky i fundit në më shumë se një rast ka theksuar dëshirën për të mbetur në Premier League, italiani do të ndahet në fundin e sezonit me “Pulëbardhat”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!