Bayern gjen zëvendësuesin e Gnabryt, drejtuesit i vënë syrin xhevahirit të Leipzig

schedule10:16 - 18 Prill, 2022

schedule 10:16 - 18 Prill, 2022

Serge Gnabry është kthyer në një lojtarë të rëndësishëm për Bayern Munich. Lojtari ka kontratë me skuadrën bavareze deri në qershor të vitit 2023, ndërsa rinovimi i kontratës nuk shihet gjëkundi.

Në këto kushte gjigandët gjermanë kanë menduar edhe për një alternativë për të gjetur një zëvendësues të mundshëm të tij. Drejtuesit i kanë vënë syrin lojtarit të Leipzig. Bëhet fjalë për Christopher Nkunku, i cili pëlqehet shumë si nga drejtuesit ashtu edhe nga trajneri Nagelsmann.

24-vjeçari po shkëlqen me Leipzig këtë sezon, teksa ka ndihmuar skuadrën e tij me gola dhe asiste, ku ka arritur të shënojë 30 gola dhe ka dhënë gjithashtu edhe 19 asiste.

Nkunku ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane me formën fantastike që po kalon. Atë e pëlqen edhe Manchester City, ndërkohë që Leipzig kërkon të paktën 80 milionë euro për kartonin e tij. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!