Bayern Munchen duket se nuk është shumë i kënaqur nga sulmuesi anësor, Ivan Perisic. Sipas raportimeve nga mediat në Gjermani, bavarezët do ta rikthejnë kroatin në Milano.
Perisic iu bashkua gjigandëve gjermanë vetëm në javën e fundit të merkatos së verës nga Interi, pasi ai ishte jashtë planeve të Antonio Contes. 30-vjeçari ishte një kërkesë specifike nga ana e ish-trajnerit të Bayernit, Niko Kovac, i cili tashmë është zëvendësuar nga Hans Flick.
Bayern pagoi 5 milionë € për huazimin e Perisic deri në fundin e këtij sezoni, ku është përfshirë dhe opsioni për ta blerë sulmuesin verën tjetër për 20 milionë €. Sulmuesi kroat numëron 12 ndeshje në Bundesligë, si dhe 6 ndeshje në Champions me fanellën e Bayern Munchen. /abcnews.al