Edhe pse ishte fillimisht një objektiv i teknikut Julian Nagelsmann, duket se largimi i tij nuk e ka zbehur “obsesionin” e “bavarezëve” për “katalizatorin” austriak të mesfushës së RB Leipzig, Konrad Laimer, me këtë të fundit aludohet të jetë shumë afër kalimit te Kampionët e Gjermanisë.
Sipas raportimeve të gazetarit të famshëm të merkatos, Fabrizio Romano, mesfushori 25-vjeçar i është nënshtuar 2 testeve mjekësori te “të kuqtë” e Bavarisë, ndërkaq mësohet gjithashtu se austriaku ka nënshkruar dhe një kontratë 4-vjeçare që do të zgjasë deri në vitin 2027.
Mirëpo, Laimer do i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Tomas Tuchel vetëm në ditën hapëse të merkatos së verës, me austriakun që erdhi te “bavarezët” si një transferim me parametra zero, pas skadimit të kontratës me “demat” e Leipzig.
Ndërkaq, kujtojmë se 25-vjeçar është një mesfushor qendre i aftë për të krijuar aksione frytdhënëse, por edhe një “lider” i vërtetë në pjesën defensive. Deri më tani në këtë sezon të Bundesliga, Laimer ka luajtur 15 ndeshje dha ka shënuar vetëm 1 gol për skuadrën e Leipzig. /i.m /abcnews.al