“Topçinjtë” e Arsenal dhe “bavarezët” e Bayern Munich janë në një garë “të ethshme” me njëri-tjetrin, për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar anglez të “çekiçëve” të Ëest Ham, Declan Rice.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane e britanike, mesfushori i Ëest Ham është i gatshëm t’i bashkohet “topçinjve”, mirëpo “bavarezët” nuk dorëzohen, teksa kanë vendosur të bëjnë dhe një ofertë.
Në bazë të atyre çka mediat raportojnë, një ofertë zyrtare për lojtarin e “çekiçëve” është gati nga “bavarezët” dhe duke ditur buxhetin e madh që Arsenal ka, pritet që oferta e Bayern, të mos jetë më e vogël se ajo e 100 milionë eurove. /i.m /abcnews.al