Joao Felix është një nga lojtarët më të kërkuar te Atletico Madrid, me disa skuadra që kërkojnë shërbimet e tij gjatë merkatos së verës.
Sipas “Sport 1” Bayern Munich ka bërë ofertë zyrtare te “Los Colchoneros” për shërbimet e portugezit, ofertë që kap shifrën e 80 milionë eurove.
Por nga ana tjetër skuadra spanjolle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga xhevahiri i saj dhe në këtë mënyrë ka refuzuar ofertën e bavarezve.
Pavarësisht se është refuzuar nga Atlético de Madrid, Bayern Munich do të vazhdojë të përpiqet të marrë Joao Félix në skuadrën e tyre pasi ai është një lojtar që Julian Nagelsmann personalisht e pëlqen dhe ata besojnë se ai mund të bëhet një yll i madh në “Allianz Arena”. /f.a/abcnews.al