Prej kohësh tashmë, në mediat italiane e ato gjermane, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajmë, që lidhin interesimin e “bavarezëve” të Bayern Munich, me disa prej lojtarëve të “kuqezinjve” të Milan.
I pari në listën e “gjigandëve” të Bundesliga është mbrojtësi gjerman, Malick Thiaë, i cili pëlqehet shumë nga bordi drejtues i Bayern, mirëpo 22-vjeçari është shprehur se është i lumtur te Milan dhe se momentalisht nuk dëshiron të nisë një “aventurë” të re në karrierën e tij.
Megjithatë, Thiaë nuk është i vetmi në “radarët” e “bavarezëve”, me këta të fundit që prej kohësh janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe këtu hyn në skenë, “ylli” francez, Mike Maignan.
Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigandëve” të Mynihut, të cilët po kërkojnë një pasues të denjë për “legjendën” e portës, Manuel Neuer. /i.m /abcnews.al