“Bavarezët” plotësojnë kushtet e spanjollëve, Bryan Zaragoza lojtari më i ri i Bayern Munich

schedule17:26 - 1 Shkurt, 2024

schedule 17:26 - 1 Shkurt, 2024

Marrëveshja ishte finalizuar, që 1 muaj më parë, me “Bavarezët” e Bayern Munich, që derdhën plot 13 milionë euro, në arkat e spanjollëve të Granada, për “fantazistin” spanjoll të sulmit, Bryan Zaragoza, teksa fillimisht vendosën ta linin 22-vjeçarin, në huazim te skuadra e Myrto Uzunit, deri në fundin e këtij sezoni, mirëpo gjërat kanë ndryshuar.

Dëmtimi i francezit, Kingsley Coman, në një fazë tejet “të nxehtë” të këtij edicion, ku “gjigantët” gjermanë luftojnë në dy fronte, Bundesliga e UEFA Champions League, lindi nevojën për transferimin e “iberikut”, që në merkaton e janarit dhe këtë të enjte Zaragoza është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i skuadrës së Thomas Tuchel.

Pavarësisht rezistencës “Bavareze” për të mos paguar 4.5 milionë eurot e kërkuara nga Granada për transferimin e 22-vjeçarit, mirëpo siç theksuam edhe më sipër nevoja për një anësor të ri në repartin ofensiv shtynë bordin drejtues të mbushin “arkat” e spanjollëve duke afruar autorin e 6 golave e 2 asistime, në 21 përballjet e La Liga-s, që në orët e fundit të merkatos. /i.m /abcnews.al