Në orën 21:00 do të zhvillohen dhe gjashtë sfidat e mbetura të raundit të 4-t, të fazës së grupeve të UEFA Champions League, ku ndër këto sfida janë edhe përballjet Copenhagen-Manchester United e Bayern Munich-Galatasaray.
Kështu, në “Allianz Arena”, tekniku Thomas Tuchel ka vendosur të mos e rrezikojë në asnjë moment ndonjë “surprizë” të turqve, teksa ka hedhur në fushë më të mirët e skuadrës, për përballjen ndaj “luanëve” të Stambollit, me majën e sulmit që mbulohet nga “bomberi” anglez, Harry Kane, ndërsa në portë rikthehet “legjendari”, Manuel Neuer.
Në krahun tjetër, në “Park Stadium” të Kopenhagenit, vendasit do të presin “Djajtë e Kuq” të Manchester United, me këta të fundit që kërkojnë të sigurojnë pikët e radhës në Champions League, ku përveç Johny Evans, mund të thuhet me plot gojë se tekniku, Erik ten Hag ka përzgjedhur “ajkën” e skuadrës për këtë sfidës tejet delikate. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Bayern Munich – Galatasaray
Copenhagen – Manchester United