Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ka nisur me batuta nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka bërë thirrje deputetëve që të jenë pjesë e seancës.
Konjufca e ka filluar seancën 15 minuta me vonesë dhe me thirrje për deputetët që të jenë pjesë e sallës së Kuvendit.
Deklarata e kryeparlamentarit ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve që ishin të pranishëm.
“Të nderuar deputet, të nderuar kabinet qeveritar që pritet të vini në çdo moment. I hapi punimet e seancës sipas rendit të ditës të përgatitur nga kryesia”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.
Në Kuvend pos numrit të vogël të deputetëve, nuk janë parë as ministrat. Në seancën e sotme pritet që për dialogun të raportojë kryeministri, Albin Kurti./abcnews.al