Igli Tare nuk i kursen batutat dhe humorin gjatë një prononcimi për mediet italiane. Drejtori sportiv i Lazios, që renditet e treta në Serie A, ka folur rreth objektivave të klubit bardhekaltër dhe Simone Inzaghit për Corriere dello Sport.
Biondi vlonjat zbulon objektivin real të Lazios dhe nuk preferon të diskutojë për titullin. Me trajnerin ka një miqësi të gjatë prej shumë kohësh dhe e njeh në perfeksion.
“Objektivi i Lazios është kualifikimi në Champions League. Është herët për të folur për më shumë, të shohim se në çfarë situate do të jemi në 3-4 javët e fundit. Inzaghi? Nuk surprizohem aspak nga Simone.
E njoh më mirë se gruan time. E njëjta gjë edhe për të, njihemi prej 15 vitesh. Tani ndodhemi në gjysmë të rrugës, duhet të ruajmë këtë standard dhe ecuri për të arritur objektivat tona“, thekson Igli Tare. /abcnews.al