Batuta e Zidane: T’i ndalojmë golfin Bale? S’më takon, është mjaftueshëm i rritur

schedule16:44 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 16:44 - 6 Dhjetor, 2019

Real Madrid do të kërkojë fitoren e katërt rresht në kampionat. Ekipi i Zidane pret Espanyol në shtëpi, ndeshje që nis nesër në orën 13:00. Zinedine Zidane ka dalë përpara mediave dhe flet për tema të ndryshe.

Dëmtimi i Hazard është serioz, teksa trajneri francez nuk e fsheh lumturinë që ndodhet në pankinën e Real Madrid. Në fund nuk mungon batuta për Gareth Bale dhe lojtarët e tjerë në lidhje me atë që bëjnë në kohën e lirë.

ESPANYOL – “Nuk mund të çlodhemi në asnjë ndeshje. Nesër duhet të japim maksimumin dhe të shfaqim versionin më të mirë tonin.

DËMTIMET – “Dëmtimi i Hazard është më i rëndë sesa e kishim menduar. Duam që të rikthehet sa më shpejt në dispozicionin tonë, e njëjta gjë vlen edhe për Marcelon dhe Bale”.

LUMTURIA – “Jam i lumtur që ndodhem në klubin më të mirë në botë. Ndihem mirë me lojtarët dhe jam i lumtur për këtë fazë të jetës time, si trajneri dhe si njeri. Çdo ditë që kalon e marr si dhuratë, do të jem gjithmonë tifoz i Real Madrid. Pasioni im për këtë klub nuk do të ndryshojë kurrë”.

BALE – “T’i ndalojmë luajtjen e golfit? Nuk jam unë ai që duhet t’i them lojtarëve që të heqin dorë nga golfi. Ata janë mjaftueshëm të mëdhenj për të kuptuar se çfarë duhet të bëjnë”. /abcnews.al