Batuta e Ramës në konferencë me Varhelyi: Kam mbetur pa ju dalë vetëm në frigorifer

schedule15:33 - 28 Prill, 2022

schedule 15:33 - 28 Prill, 2022

“Kam mbetur pa ju dalë vetëm në frigorifer”. Kështu tha kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Teksa i dha fjalën zyrtarit të BE, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, Rama u shpreh se duhet të dëgjojnë atë më shumë.

“Po ndalem këtu  për t’ja kaluar fjalën komisionarit. Është më e rëndësishme për ju të dëgjoni nga komisionari se mua këtu më keni në çdo vakt të ditës. Kam mbetur të më keni vetëm në frigorifer kur hapni frigoriferi…kështu komisioner faleminderit për prezencën tuaj dhe fjala është për ju”, u shpreh Rama.

Lexo edhe: Negociatat, Varhelyi: Kërkoj më shumë durim nga ju, të vendosim stabilitet në Ballkan

Sakaq, kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë sot se i ka kërkuar Varhelyi mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit në BE. Nga ana tjetër, Oliver Varhelyi kërkoi më shumë durim nga Shqipëria për çështjen e çeljes së negociatave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!