Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Batuta e Minxhozit në “Real Story”: Gazment Bardhi nuk zgjodhi dot të vetët, por zgjodhi Zegjinenë

schedule21:20 - 20 Maj, 2025

schedule 21:20 - 20 Maj, 2025

TIRANË- Partia Socialiste më 11 maj konfirmoi një fitore të thellë në të gjithë vendin, ndërsa në qarkun e Fierit, i njohur ndryshe si “kryeqyteti” i socialistëve arriti të marrë 12 mandate nga 16 në total.

Ajo që ra në sy në këtë qark ishte “personazhi” Zegjine Çuashi, e cila sfidoi Gazment Bardhin, gjatë fushatës zgjedhore në Fier.

Ajo arriti të marrë mandatin e deputetes dhe përballja e saj me Gaz Bardhin tani do të zhvendoset në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se ndihmesën më të madhe Zegjine Çaushit ia sha Gazment Bardhi.

“Ndihmesën më të madhe ia dha vetë Gaz Bardhi me luftën që i bëri dhe  pastaj u bë virale pastaj në rrjetet sociale dhe sigurisht Zengjineje po të ishte në listë do kishte marrë vota në Tiranë dhe Tropojë etje. Ka dy lloje fushatash, edhe një fushatë online dhe një tjetër në terren”, tha ai.

Analisti Skënder Minxhozi e mbylli me batutë fjalën e tij në “Real Story” kur tha se Gaz Bardhi nuk zgjodhi dot të vetët, por zgjodhi Zegjine Çaushin.

“Gazment Bardhi nuk zgjodhi dot të vetët, por zgjodhi Zegjinenë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!