Batuta e arbitres shqiptare, Rusta: Tifozët nuk më kanë sharë ende nga motra

schedule18:13 - 5 Qershor, 2020

schedule 18:13 - 5 Qershor, 2020

Të arbitrosh një ndeshje futbolli nuk është aspak e lehtë, sidomos në Shqipëri. Protestat janë të mëdha dhe të shumta janë rastet kur lojtarët acarohen për vendime të ndryshme. Emanuela Rusta e ka më të thjeshtë.

Arbitrja e parë femër në futbollin shqiptar, ka dhënë një prononcim për “Historia ime” në TV Klan, aty ku deklaron se nuk ka probleme të tillë. Fakti që është femër i frenon lojtarët, të cilët pranojnë vendimet e arbitres bukuroshe.

Padiskutim që ka trysni, por akoma nuk është përmendur motra ime (qesh). Ka pasur ngacmime, por nuk kanë qenë negative. Nuk kam dëgjuar ende një tifoz që të shajë rëndë. Meshkujt kur shohin një figurë femre, stepen.

Loja ka acarime dhe kur një futbollist shikon se ka një arbitër femër atëherë përmbahet. Nëse do të ishte një arbitër mashkull do ta bënin më të rëndë gjendjen dhe do të flisnin ndryshe“, deklaron Rusta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!