Tirana pret Kukësin në ndeshjen e radhës dhe trajneri Julian Ahmataj për këtë ndeshje do të ketë të gatshëm edhe mesfushorin Idriz Batha. Në Korçë futbollisti i bardhebluve mungoi për shkak kartonësh, por tashmë e ka shlyer pezullimin.
Objektivi i 24 herë kampionëve të vendit është fitorja, por nga ana tjetër do të jenë disa lojtarë që rrezikojnë të humbasin ndeshjen derbi me Partizanin. Plot pesë futbollistë, nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë, nuk mund të luajnë në përballjen me të kuqtë.
Agustin Torassa është i fundit që i bashkohet listës së atyre që rrezikojnë. Prej javës po ruhen lojtarë si Jurgen Çelhaka, Grent Halili, Elton Cale dhe Michael Ngoo. Sigurisht që asnjëri prej tyre nuk do të mungojë në derbi, por kjo nuk do të thotë të ulin një mardh me Kukësin nëse luajnë. /abcnews.al