Idriz Batha, autor i dy golave për Tiranën, pas ndeshjes derbi ndaj Partizanit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Nuk e mendon njeri që të shënojë ose rezultati të jetë i tillë. Futesh në fushë thjesht të fitosh. Rezultati nuk shkon më lojën, Partizani meriton komplimente. Rezultati 5-1 normalisht nuk kalohet kollaj”.
“E kam thënë që kur erdha se nuk ishte fundi i botës kjo lëvizje te Tirana. Kam dhënë më të mirën dhe kjo është arsyeja pse tifozët të jenë të kënaqur me mua. Krahasimi me Luis Figon është shumë larg (qesh). Nuk mund të flas për këtë pjesë”.
“Më kujtohet ai rasti i minutës së nëntë, nuk është gjest i hijshëm. Është derbi dhe me tension. Ka të tilla raste edhe në botë. Nuk e vrava, e kuptoj që gjesti është i shëmuar. Jam dakord që është gjest i shëmtuar. Në gjithë botën nuk ndëshkohen me karton të kuq, se ju dëgjova dhe thatë që është ashtu. Rasti i Bitrit ishte në zonë, kurse i imi është në mesfushë”. /abcnews.al