Testet mjekësore në të cilat iu nënshtrua Alessandro Bastoni sot konfirmuan se mbrojtësi zikaltër ka një tendosje të muskujve të pulpës së djathtë. Kjo do të thotë se Bastoni nuk do të jetë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen ndaj Juventusit në Serie A dhe Benfica në Champions League.
Dy ndeshje tepër të rëndësishme për Interin dhe Simone Inzaghi tashmë duhet të mendojë për ta përgatitur të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Napolit më 3 dhjetor. Inter do të duhet të bëjë pa Bastonin dhe Pavard, dy qendërmbrojtësit e rëndësishëm të ekipit.
Në mbrojtje, Inzaghi do të ketë në dispozicion vetëm katër lojtarë, Bisseck, De Vrij, Acerbi dhe Darmian. Inter do të duhet të bëjë ende pa Cuadrado, ndërsa për Arnautovic dhe Calhanoglu gjithçka është në rregull./h.ll/abcnews.al