Nike ka pezulluar marrëveshjen e saj të sponsorizimit me lojtarin e Brooklyn Nets, Kyrie Irving, pasi ai promovoi në Twitter një dokumentar që përmbante materiale antisemite. Irving është ndaluar nga pesë ndeshje nga Nets pasi ai fillimisht pranoi se kishte ndarë një postimin lidhur me këtë.
30 vjeçari kërkoi falje duke pretenduar se po mëson nga ajo që ndodhi. “Ne besojmë se nuk ka vend për gjuhën e urrejtjes dhe dënojmë çdo formë të antisemitizmit. Për këtë qëllim, ne kemi vendosur të pezullojmë marrëveshjen tonë me Kyrie Irving dhe nuk do të lançojmë më Kyrie 8.”, tha Nike.
Kujtojmë që dhe Kanye West u përball me disa anulime kontratash që kishte me Balenciaga-n, Vogue si dhe Adidas. Shkak për këtë u bënë komentet antisemitike. /abcnews.al