Kampionati kombëtar i basketbollit të vajzave është në ndeshjet finale për titullin. Në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vorë, vendaset u mundën 57-61 nga Tirana.
Mikeshat nga kryeqyteti ishin më të sakta në parket duke grumbulluar në fund katër pikë më shumë se vajzat vendase. Për t’u theksuar se Tirana kryesoi nga fillimi në fundin e ndeshjes dhe me këtë sukses hedh një hap të rëndësishëm për titullin kampion.
Çereku i parë u mbyll 12-16, i dyti 10-18, për të vijuar më pas me setin e tretë që u fitua nga vlonjatet 24-15. Çereku final u mbyll 11-12 për rezultatin final 57-61 në favor të Tiranës.
Për të besuarat e Mirza Alibegajt më e mira në parket ishte Morina Bojka me 18 pikë, për të vijuar me Aida Palko (15) dhe Enisa Qosja (13).
Te vendaset e trajneres Elona Hasanaj shkëlqeu Asia Lanae Henderson me 16 pikë, por pa mundur të çojë ekipin te suksesi. Tashmë finalja e dytë zhvendoset në kryeqytet, të premten në orën 17:30 në Sallën Sportive “Feti Borova”./ h.ll/abcnews.al