Basketboll/ Shkëlqen “Dream Team”, SHBA mund thellë Serbinë në grupet e Paris 2024

schedule15:56 - 29 Korrik, 2024

schedule 15:56 - 29 Korrik, 2024

Ishte sfida e shumëpritur e ditës së dytë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaluan me sukses provën e parë në Lojrat Olimpike duke mundur lehtësisht një rival të fortë si Serbia.

Edhe pse Nikola Jokiç u përpoq shumë për ballkanasit dhe e tregoi se përse është lojtari më I mirë i sezonit të rregull në NBA në 3 nga 4 vitet e fundit, sërish ai nuk mjaftoi, në humbjen e thellë 84-110.

“Skuadra Ëndërr”, “Dream Team”, kishte shumë “yje” në parket, ku ndër më të dalluarit ishte Kevin Durant, i cili shënoi plot 23 pikë, duke qenë i jashtëzakonshëm në gjuajtje, teksa realizoi dy 3-pikësha dhe humbi vetëm një gjuajtje nga 9 gjithsej.

LeBron James tregoi sërish se mbetet një basketbollist dominues dhe vendimtar, edhe pse afërsisht 40 vjeç.

Ai mori 28 pikë për paraqitjen, shënoi 21 pikë, kapi 7 topa në tabela, shërbeu 9 asistë dhe pati një vjedhje topi. Devin Booker pati 12 pikë, Holiday 15, dhe Steph Curry e Anthony Edwards nga 11.

Jokic shënoi 20 pikë, kapi 5 topa në tabela, shërbeu 8 asistë dhe pati 4 vjedhje topi, por pati pak ndihmë nga shokët. Bogdanovic shënoi 14 pikë, Dobric 13 dhe Micic 11. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!