Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basketboll, Flamurtari kampion/ Vajzat vlonjate mundën pastër Tiranën 3-0 në finale

schedule12:47 - 24 Prill, 2025

schedule 12:47 - 24 Prill, 2025

Nuk e ka zakon të presë gjatë. Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra. Skuadra vlonjate triumfoi ndaj Tiranës edhe në ndeshjen e tretë finale të plej ofit, këtë herë me shifrat 63 me 53, duke mos humbur asnjë përballje ndaj rivalit të madh.

Nën udhëheqjen e kapitenes Tea Memushi dhe të basketbollistes Ramos që u shpall më e mira e ndeshjes, Flamurtari nuk e vuri në diskutim fitoren.

Në dy ndeshjet e mëparshme, vajzat vlonjate fituan 68-53 në fushën e tyre dhe 78-69 në Tiranë.

Ky ishte titulli i 26-të në histori për këtë skuadër, dhe meritë kryesore kanë lojtaret, trajneri Agim Dalipi dhe shefja e klubit Elona Hasanaj.

Trajneri Dalipi padyshim që ishte i kënaqur.

“Ishte një ndeshje që e kontrulluan. Vajzat kanë bërë një kampionat të shkëlqyer”

“Jam shumë e lumtur, një super kupë, një super kampionat, një super ndeshje. Ndeshja më e mirë në gjithë kampionatit. Një falenderim për të gjitha vajzat që kanë qenë heroina në të gjithë këtë kampionat”

Flamurtari ka fituar 16 tituj në 20 vitet e fundit, diçka që tregon qartë dominimin. Tirana, ndërkohë, nuk arriti ta mbronte titullin e fituar vjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!