Gazetari Basir Çollaku tha në emisionin ABC-ja e Mëngjesit se për grupin e goditur dje nga policia belge, ku u kap nipi i deputetit Rrahman Rraja, ka qenë në dijeni Ardi Veliu dhe vetë kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se dy emrat e denoncuar nga ish-oficeri Emiljano Nuhu kanë kryer vepra penale më vonë.
“Për këtë grup ka dijeni edhe Rama, edhe Ardi Veliu. Mosveprimi është vepër penale. Ardi Veliu në gusht të vitit 2018 ka marrë informacion nga Emiljano Nuhu. Nuk është një histori e re për policinë e shtetit. Është një e-mail që Nuhu ia ka dërguar Ardi Veliut dhe në dijeni ka qenë ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Informacionet që mblidhte oficeri i infiltruar kanë rezultuar të vërteta. Policia e Shtetit ka struktura të shumta dhe nuk ishte larg Fushë-Kruja. Ramazan dhe Redjan Rraja janë dy të denoncuarit e Emiljanos. Njëri është në kërkim për atentatin ndaj Arjan Ndojës ndërsa ai tjetri u kap në Belgjikë”, tha Basir Çollaku.
Çollaku deklaroi se pak kohë më parë në vend është emëruar një drejtor policie i dënuar për trafik dreoge jashtë vendit, duke e konsideruar këtë si hap të qeverisë për të t’u përgatitur për manipulimin e zgjedhjeve.
“Ardi Veliu pas Tahirit është kasaforta e shumë vepra të paligjshme nga shteti. Pak kohë më parë është emëruar një drejtor policie i dënuar për trafik droge jashtë vendit. Janë favore nga vetë qeveria. Ky zotëria do të shkojë atje sepse një njeriu që do merret me zgjedhje ky i duhet atje”, tha Çollaku./mv.abcnews.al