Bashkoi zërat më të mirë të 15 shkollave, projekti i Medresesë për “Dua më shumë Shqipërinë”

schedule11:32 - 28 Nëntor, 2023

schedule 11:32 - 28 Nëntor, 2023

Atmosfera kuq e zi ka përfshirë ditë e sotme emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC. Drejtori i Medresesë së Tiranës, Ndriçim Gjimi, foli për aktivitetet e organizuar për festat e nëntorit.

Medreseja e Tiranës ka bashkuar zërat më të mirë nga 15 shkolla për festat e nëntorit. Gjatë intervistës Ndriçim Gjimi zbuloi se kjo ide u nis me qëllimin për të dalë jashtë shkollës. Shumica e të cilëve jetojnë për kanto. Zëra shumë të bukur që i dhanë melodi të veçantë këngës, “Dua më shumë Shqipërinë”.

“Postimet janë bërë vetëm në rrjete sociale të shkollës, mori shikueshmëri dhe u shpërnda në shumë vende të tjera. Kjo ide ka qenë një sfidë më vete, duke mësuar edhe disa rregulla, dhe videot janë bërë në vende të ndryshme dhe montimi më pas është bërë në shkollë dhe janë bërë bashkë të gjitha copëzat”, ka treguar ai.

/abcnews.al/