Bashkitë pa kryetar, Meta: Dekretoj 6 marsin si datë zgjedhjesh

schedule23:48 - 19 Janar, 2022

schedule 23:48 - 19 Janar, 2022

6 Marsi do të jetë data e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit që janë pa kryetar. Lajmi është konfirmuar nga vetë Presidenti Ilir Meta, ndërsa ditën e nesërme ai pritet që të shpallë edhe një dekret me anë të së cilit do të vendosë datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme.

“Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale” u shpreh Meta në emisionin “Opinion”.

Edhe pse deri më tani KQZ ka kthyer përgjigje vetëm për 3 vakanca, Ilir Meta u shpreh se zgjedhjet do të bëhen në 6 bashkitë e vendit që janë pa kryetar, ndërsa shtoi se mori garancinë nga Taulant Balla, që PS nuk do e bojkotojë procesin.

” Unë e kam të vështirë të them c’do bëjnë demokratët, apo qytetaret., por mora garanci qe PS nuk do bojkotoje. Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Por cilat janë bashkisë pa kryetar, nga zgjedhjet e shkuara lokale?

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetat” e dekriminalizmit.

2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.

4-  Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.

6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.

/abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!