Bashkiaku i Fushë Arrëzit Hil Curri tha se për ‘News Room’ se bashkitë e vogla lobojnë më shumë në performancën kombëtare pasi fondet i kanë të kufizuar. Më tej, Curri tha se Fushë Arrëzi ka potencial në fushën energjitike, sekuestrimin e karbonit dhe në energjinë e gjelbër.
Sipas tij, për shkak të ndarjes së fondeve për numër banorësh, Bashkia e Fushë Arrëzit është ‘ e penalizuar’ pasi ka territor të madh, por pak banorë.
“Bashkia e Fushë Arrëzit ka territor të madh dhe shërbimi ndaj qytetarëve është u vështirësuar nga shpërndarja e buxhetit për numër banorësh. Fondet, në performancën kombëtare ne jemi në vend të dytë ose të tretë në të gjithë bashkitë e Shqipërisë.
Bashkitë e vogla lobojnë shumë, sepse bashkitë e mëdha i kanë fondet e garantuara dhe i bën të mos jenë strategjikë në zhvillim. Nëse ka përgjysmim në bashkinë e Fushë Arrëzit duhet të ketë dhe në atë të Tiranës.
Kemi potenciale në fushën energjitike, sekuestrimin e karbonit, në energjinë e gjelbër. Kemi mundësi të jemi lider.” / abcnews.al /

