Nga Erblina Mile
6.6 miliardë lekë janë detyrimet e vendorëve vetëm në gjysmën e parë të këtij viti.Të dhënat tregojnë se këto borxhe janë krijuar kryesisht si pasojë e mospagesës së investimeve të ndryshme që janë realizuar e sidomos nga largimet e padrejta nga puna. Stokun kryesor të borxhit e mbajnë 6 bashki.
Niveli më i lartë i detyrimeve të prapambetura vijon të shënohet në bashkinë Kavajë me rreth 908 milionë lekë apo 14% e stokut total, ndjekur nga bashkitë Tiranë me rreth 800 milionë lekë dhe Vorë me rreth 667.8 milionë lekë.
Nga të dhënat rezulton se disa bashki e kanë shlyer borxhin duke e përmirësuar situatën e detyrimeve të prapambetura.Roskoveci ka paguar më shumë detyrime në vlerën e 142 mln lekëve e ndjekur nga Vlora me 102 milion, Fieri, Korça dhe Tropoja.
Në kuadër të forcimit të disiplinës financiare për të parandaluar krijimin e detyrimeve të parapambetura,
qeveria po i kushton një fokus të posaçëm shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nga njësitë e
vetëqeverisjes vendore. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes
vendore është duke zbatuar një plan veprimi për shlyerjen e detyrimeve.
Bashkitë që kanë shlyer borxhe
Roskovec 142.5 mln lekë
Vlorë 102.5 mln lekë
Fier 81.7 mln lekë
Korçë 43.3 mln lekë
Tropojë 42 mln lekë
Selenicë 40.6 mln lekë
Himarë 37.7 mln lekë
Bashkitë me nivel më të lartë borxhi
Kavajë 908 mln lekë
Tiranë 800 mln lekë
Vorë 667.8 mln lekë
Pogradec 347.3 mln lekë
Belsh 303.6 mln
Lezhë 300.8 mln lekë
/abcnews.al