“Bashkimin Kombëtar duhet ta nisim nga njëri-tjetri”, Bes Kallaku: Kemi trarë të padukshëm mes nesh

schedule22:04 - 2 Maj, 2021

schedule 22:04 - 2 Maj, 2021

Bes Kallaku u ndal mbrëmjen e sotme tek një çështje mjaft e rëndësishme, atë të bashkimit kombëtar. Si një dëshirë që e ka çdo shqiptar nga trevat shqipfolëse, aktori i humorit vuri theksin tek fakti se politikanët flasin për një bashkim mes dy vendeve shqiptare vetëm kur bëhet fjalë për interesa të tyre. Por sipas tij, për t’u bashkuar shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të largohen trarët e padukshëm që gjenden mes palëve.

Është e turpshme, jo vetëm këtu por dhe në vendosjen e trarëve kur të gjithë duan të bashkohemi ne vendosim tra mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ka një mënyrë sesi të bashkohen bashkë me njëra-tjetrën, quhet ekonomi. Politikanët shqiptarë e përdorin çështjen e bashkimit kombëtar sa herë iu bien sondazhet. Sinqerisht dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët e Kosovës sepse vitin e kaluar kur ishte pandemia ishin ata që mbajtën gjallë gjithë frymën e turizmit shqiptar.

I kemi vëllezër por ama të parit që duam t’ja fusim është ai vllau i Kosovës. 10 mijë lekshin ia këmbejnë me 25 euro. Sa i përket liderëve, zoti Kurti, përveçse vonoi në urimin e përzgjedhjes së Ramës në mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë, tha nuk i dua vaksinat kineze që Rama do të japë për shqiptarët e Kosovës sepse Kina nuk e ka njohur Kosovën dhe pastaj nuk dua të futem në fushatën zgjedhore.

Kurse Rama e përdor Kosovën si shtojcë, çke more vlla lëre se ka qeverinë e vet, nuk ke pse i del ti për zot Kosovës, kur ka zotnitë e vet dhe ata që i kanë dal zot më përpara Kosovës. Dhe nëse duam të bashkohemi me njëri-tjetrin, përveç traut të dukshëm ne kemi vënë dhe trarë të tjerë të padukshëm. Bashkimin mos ta nisnim nga liderat tanë por nga njëri-tjetri.”, u shpreh Besi. /abcnews.al