“Bashkimi PD-PL nuk ka funksionuar kurrë”, Kadilli: Berisha nuk e lëshon selinë, nuk e lënë mitet të krijojë parti të re

schedule12:06 - 7 Mars, 2023

schedule 12:06 - 7 Mars, 2023

 Fatbardh Kadilli, i ftuar ditën e sotme në studion e “Tirana Live”, ku komentoi situatën e opozitës në tërësi, foli edhe për zgjedhjen e Berishës për të prezantuar kandidatët e tij nën siglën e Partisë së Lirisë.

Sipas Kadillit,  bashkimi mes PD dhe partisë së Ilir Metës nuk ka funksionuar kurrë dhe se ka qenë pikërisht ky bashkim që në 2009 që vrau karrierën e PD-së.

Asnjëherë bashkimi mes PD dhe PL, nuk ka funksionuar. Vijnë nga origjina të ndryshme politike dhe baza e partisë e ka refuzuar.

Kjo ka prodhuar amoralitet në PD, në momentin që ne në 2009 nuk ishim të zot të përcaktonim shinat politike dhe bëmë koalicion me personin që na sulmonte më shumë, aty vdiq karriera e PD.

Në 2009-2013 imituam LSI dhe u bëmë me keq se ajo. Nëse kthehemi edhe njëherë te ajo, kemi humb totalisht.

Sot PD është në kaos dhe degradim të plotë, se ka hequr dorë nga parimet e saj, ndërsa lidershipi bën kalkulime” , tha Kadilli.

Në lidhje me artikulimin e Berishës se ai do të vazhdojë me protestat, për Kadillin ato kanë vlerë vetëm për të treguar se kush është më i forti, por që kjo nuk mjafton sipas tij.

Duke parë situatën në cilën ndodhet “Rithelimi”, Kadilli u pyet nëse do të ishte më mirë që Berisha të krijonte një parti të re dhe ai u përgjigj se rrugët politike janë të pafundme.

Sipas tij Berisha ka mundësi të krijojë një parti të re, por nuk e lënë mitet.

Rrugët politike janë të pafundme. Unë nuk jam më këshilltar i Berishës dhe nuk dua t’i jap asnjë këshillë.

Unë i flas atyre që kuptojnë dhe duan ndryshimin. Ky që kemi sot është sistem kryetarokrat, siç është partia e Ilir Metës.

Berisha ka mundësinë të krijojë një parti të re, por nuk e lënë mitet”, u shpreh Kadilli.

Në fund ai foli edhe për atë se çfarë do të ndodhë me selinë pas vendimit ë Apelit, duke u shprehur se Berisha nuk do ta lëshojë, por kjo sipas tij nuk është e rëndësishme.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!