“Bashkimi në PD, legjitim”/ Salianji: Shkojmë përtej ndasive për të mirën e PD

schedule17:16 - 6 Shtator, 2023

schedule 17:16 - 6 Shtator, 2023

Për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ulja në një tryezë e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, është një lajm i mirë dhe e vlerësoi si një lëvizje të domosdoshme që vendi të ketë opozitë.

Në një intervistë për ABC News, Salianji u shpreh se bashkimi është i moralshëm dhe shtoi se duhet për të rrëzuar qeverinë.

“Padiskutim që mungesën e legjitimitetit nuk e ka bashkimi, e ka mosbashkimi apo mos ulja me deputetë të cilët përfaqësojnë të njëjtën parti politike, përfaqësojnë të njëjtin elektorat dhe kanë dalë nga votat opozitare për të përfaqësuar popullin opozitar.

Ajo që e bën edhe të moralshme këtë lëvizje, është domosdoshmëria e Shqipërisë për të pasur opozitë, domosdoshmëria e Shqipërisë për të pasur balancë institicionale, dhe padiskutim, bashkim i forcave për të bërë të mundur largimin e qeverisë, pavarësisht ndasive, pavarësisht mendimeve të ndryshme që ka edhe brenda grupimit që u mblodh ditën e djeshme, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme për çështje që dihen dhe janë publike tanimë, bashkimi për koordinimin e aksionit opozitar, bashkimi për të pasur të njëjtën agjendë opozitare, e bën jo vetëm të domosdoshme, por përbën një lajm të mirë për Shqipërinë, aktiviteti i djeshëm”, theksoi ai./abcnews.al