Bashkimi “Kosovë-Shqipëri”, Matoshi: Kush duhet zhdukur

schedule22:39 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 22:39 - 24 Dhjetor, 2021

Tema e bashkimit kombëtar “Kosovë-Shqipëri” është diskutuar sërish në emisionin “Tiranë-Prishtinë, ku gabuam”.

Halil Matoshi gazetar dhe publicist i mirënjohur shqiptar nga Kosova, ka deklaruar që bashkimi i dy shteteve të bëhet realitet njëri prej tyre duhet të zhduket.

Por nuk është i të njëjtit mendim analisti Fitim Zekthi i cili është shprehur se mjafton një referendum dhe me marrëveshje do të krijohet kushtetuta e re dhe institucionet e përbashkëta ku Kosova të bashkohet me Shqipërinë.

Pjesë nga diskutimet:

Zekthi: Do bëhet një kushtetutë e re.

Halit Matoshi: Bashkimi si duhet bërë. A duhet të heq dorë Shqipëria e pranuar në OKB apo Kosova prej shtetit që është ndërkombëtarisht i garantuar. Janë ende tre parime të panegociueshme. Kush duhet zhdukur?

Zekthi: Besoj se thjeshtë bashkohen me Shqipërinë. Ata që e hapin referendumin si temë, kjo është vetëm për politikë të Ramës dhe Kurtit. Edhe politikën e jashtme e kemi të brendshme ne. Rama dhe Kurti thjeshtë kanë bërë si burra të mirë. Është hipokrizi. Kjo do zgjidhje kur ne të jemi dakord me rendin ndërkombëtar. Nuk mund të dalim jashtë kësaj.

Matoshi: Bashkimi shqiptar. Kur u pa se ne kemi një bllokadë. Jemi kthyer se ne po bashkohemi si kat dhe si deklaratë. Kjo i tremb kosovarët se është çështje e aneksimit. Pra një pjesë aneks. Ku lihen gjërat e vjetra. Pra kosovari që e ka prek lirinë dhe e di sportelin me vula të Kosovës. Është identitet.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!