Një makinacion për të kapërcyer vështirësinë politike dhe sociale të Ramës e konsideron analisti Enver Bytyçi, promovomin e bashkimit kombëtar sot në Kosovë nga kryeministri shqiptar me afat kohor të përcaktuar vitin 2025.
“Bashkimi Kombëtar që u promovua sot dhe me afat kohor vitin 2025, të ngjan me mënyrën si reagojnë udhëheqësit kur janë në vështirësi dhe kriza politike, vështirësi sociale. Shqipëria po kaloj në proces të vështirë dhe si rezulatat i kësaj i duhet kryeministrit shqiptar një makinacion për të kapërcyer”– u shpreh Bytyçi.
Në studion e Byro Politike ai shprehu edhe vlerësime për kryeministrin Rama, kur bëri përgjegjës Bashkimin Evropian që është treguar i padrejtë me Kosovën.
“E vlerësova Ramën kur tha se Bahskimi Evropin është treguar i padrejtë më Kosovën, do të thotë që Rama po ngarkon më përgjegjësi një nga aleatët e tij më të afërt”. /abcnews.al