Bashkimi i opozitës/ Tryeza e dytë e grupit të Bardhit me Berishën

schedule15:02 - 13 Shtator, 2023

schedule 15:02 - 13 Shtator, 2023

 Do të jetë një fjalë e fundit e Lindita Nikollës, të enjten që do të vendos nëse Lulzim Basha apo Gazment Bardhi, do të jetë kreu i grupit parlament të demokratëve të PD-së. Megjithatë, Bardhi thotë se vijon të mbaj këtë post dhe të përfaqësojë deputetët demokratë në Parlament.

Këtë të mërkurë Bardhi mblodhi tryezën e dytë, me Berishën, jo në selinë blu sërish, por në kryesinë e Kuvendit. Ishin më pak deputetët këtë herë. Nga 43, në këtë takim të dytë morën pjesë 33 deputetë. Mungoi të paktën fizikisht sërish Jorida Tabaku.

Diskutimet e tryezës vijuan atë që u dakordësua më parë, e fokusuar tek ngritja e 3 komisioneve hetimore.

Por dhe debat të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama.

Këtu, me forcën e numrit më të madh të deputetëve, sërish ishte Berisha që u shpreh me entuziast.

Berishës nuk i ka shpëtuar dhe lajmi i ri në selinë e vogël të Bashës, ai i të zgjedhur te kreut të PD, reporter në Këshillin e Europës për konfiskimin e pasurive ruse për rindërtimin e Ukrainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!