Bashkimi i Mitrovicës, kryetari i Jugut peticion Thaçit

schedule18:35 - 21 Shkurt, 2019

schedule 18:35 - 21 Shkurt, 2019

Peticioni për bashkimin e Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut ka mbërritur në duart e presidentit Hashim Thaçi. Kryetari i komunës së jugut ka kërkuar nga kreu i shtetit procedimin sa më shpejt të kërkesës në Parlament, por ka hasur kundërshtimin e Ministrisë për Pushtetin Lokal.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri ia ka dorëzuar peticionin për bashkimin e dy Mitrovicave presidentit Hashim Thaçi. Bahtiri ka kërkuar nga presidenti që ta marrë iniciativën që sa me shpejt ta dorëzojë peticionin në Kuvend për shqyrtim, ndërsa tha se përveç kryeministrit të gjithë e kanë përkrahur peticionin.

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së Jugut: “Po presim që vendimi që do të merret të jetë sa më i shpejtë. Jemi të zhgënjyer mbi proceset që kanë kaluar kaq gjatë dhe nuk procedohen në Kuvendin e Kosovës”.

Pas takimit, presidenti nuk ka folur për mediat lidhur me këtë cështje. Peticioni për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave nuk ka gjetur mbështetje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal. Kjo ministri vendimin e ka arsyetuar se propozimi me peticion nuk i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore. 16.594 qytetarë në fund të vitit të kaluar e kanë nënshkruar peticionin për bashkimin e Mitrovicës, iniciativë kjo e kryetarit të Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!