Bashkimi Evropian “rinovon” kritikat ndaj qeverisë së Kosovës

schedule16:45 - 18 Korrik, 2019

schedule 16:45 - 18 Korrik, 2019

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë sërish ka kritikuar qeverinë e Kosovës për taksën e vënë ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Zëvendës shefi i zyrës Rikardo Seri u shpreh se ky vendim i qeverisë kosovare rrezikon bashkëpunimin rajonal

Bashkimi Evropian përmes zyrës në Prishtinë edhe njëherë është shprehur kundër taksës 100% ndaj produkteve serbe të vënë nga qeveria e Kosovës.

Ky fakt është përmendur në raportin e BE-së për Kosovën për vitin 2019, raport ky të cilin e prezantoi zv. shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë  në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Riccardo Serri  zv/shefi i zyrës së BE, Kosovë: “Ky ishte vendim që qeveria e ka marrë. Ne si BE jemi kundër kësaj, sepse minon përpjekjen e natyrës së përgjithshme për bashkëpunimin rajonal, nuk është e qëndrueshme dhe është raportuar në raport. Problemi më i madh që është paraqitur në raport është mosfunksionimi i Kuvendit, mungesa e kuorumit dhe vonesa e seancave plenare”.

Blerta Deliu Kodra:Kemi rekomanduar që i njëjti dokument të trajtohet në seancë plenare sepse është u rëndësishëm për vendin dhe do adresojmë sfidat që kanë dhe progresi që është bërë“.

Ismet Beqiri: “Raporti është korrekt edhe pse mund të mos na pëlqej sepse nuk po e bëjmë punën mirë, duhet të jemi vetëkritik, është bërë regres i vazhdueshëm çështja e mosfunksionimit të institucioneve tona që është e meta kryesore”.

Në raport është lavduar roli i shoqërisë civile ku thuhet se është ashtëzakonisht aktive./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!