Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Bashkimi Evropian nis ndihmat humanitare për Libanin

schedule17:41 - 9 Mars, 2026

schedule 17:41 - 9 Mars, 2026

Bashkimi Evropian do të nisë nesër dërgimin e ndihmave humanitare drejt Libanit për të mbështetur popullsinë e prekur nga përshkallëzimi i konfliktit në rajon, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndihmat pritet të shkojnë në ndihmë të rreth 130 mijë personave, tha von der Leyen gjatë një videokonference të zhvilluar sot me liderë nga vendet e Lindjes së Mesme, mes tyre edhe presidenti libanez Joseph Aoun.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, afro 700 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban gjatë ditëve të fundit për shkak të sulmeve ajrore izraelite që kanë në shënjestër Hezbollahun.



Qeveria libaneze bëri të ditur se gjatë javës së fundit sulmet ajrore kanë shkaktuar 394 viktima dhe rreth 1 160 të plagosur.

Gjatë bisedës virtuale, von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shprehën “shqetësim të thellë për ndikimin e krizës rajonale në Liban dhe pasojat e rënda për civilët”, duke theksuar se situata ka shkaktuar zhvendosje masive të popullsisë.

Në deklaratën e përbashkët, ata nënvizuan gjithashtu nevojën për mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!